Veliaj: “Kush shkel semaforin ha plumbin. Këto janë semaforët e rinj të bashkisë Tiranë”

Kryetari i bashkise Erion Veliaj ka prezantuar sot semaforet me te rinj te porositur nga bashkia e Tiranes.

Semaforet jane te teknologjise se fundit te pajisur me kamera dhe me armatim te rende. Ja si u shpreh per mediat lokale Veliaj:

Semaforet qe po vendosim do te ulin jo vetem aksidentet por gjithashtu do te rrisin sigurine ne rruge. I kemi porositur te rinj nga nje firme shume e njohur ne Afganistan. Nese dikush shkel semaforin ha plumbin. Sistemi eshte llogaritur qe te shpoje edhe tanksin pra i bej thirrje qytetareve te zbatojne rregullat ne semafor dhe mos ti shkelin.

Erion Veliaj

Ideja eshte mbeshtetur me entuziazem nga kryeministri Rama i cili u shpreh:

Populli na ka ne gryken e pushkes por ne i kemi ne gryken e Topit

Edi Rama

Sander Lleshaj eshte shprehur se me venien e semaforit te pare ne Kamez, ka nje ulje prej 100% te shkeljeve te rregullave te qarkullimit.

Vendosem semaforin e pare eksperimental ne Kamez dhe ishte nje sukses i vertete. Diten e pare kishim dy shkelje nga dy tipa me biciklete por sistemi i eliminoi direkt me nje bresheri plumbash. Tashme ka kaluar nje jave dhe nuk ka as edhe nje shkelje te vetme qarkullimi nga asnje shofer.

Sander Lleshaj

Pritet qe keto semafore te implementohen se shpejti ne te gjithe Shqiperine. Sistemi eshte llogaritur qe te dedektoje fytyrat e krimineleve.

Sa here qe nje kriminel te kaloje ne semafor, sistemi caktivizohet automatikisht. Nuk duam qe ky sistem te vrasi asnje kriminel sepse sic ka thene mbreti yne Rama “Le te hajne kokat me njeri tjetrin”

Sander lleshaj

Qeveria demokratike e Afganistanit shprehet teper e lumtur me kontraten e lidhur me bashkine e Tiranes. Bashkepunimi i frytshem pritet te vazhdoje edhe me fuqishem mbas zgjedhjeve te pergjithshme te prillit ne Shqiperi.

Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali.