Vdiq në gjumë, ashtu siç dëshironte. Ndodhi mëngjesin e të hënës. Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar.

Nëna e Sylvester Stallone, Jackie Stallone, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Lajmin e hidhur e dha djali i saj më i vogël Frank me anë të një mesazhi në Instagram.

“Mëngjesin e sotëm vëllai im dhe unë humbëm nënën tonë, Jackie Stallone. Ajo vdiq në gjumë, siç e dëshironte, të hënën në mëngjes”.- shkruante ai në postimin e tij.

Ajo ishte nëna e Sylvester, 74 vjeçare, dhe Frank, 70 vjeç, nga martesa me bashkëshortin e saj, Frank Stallone Sr.

Jackie kishte edhe një vajzë, aktoren e ndjerë Toni D’Alto, me ish-bashkëshortin Anthony Filiti. Kjo e fundit u raportua se vdiq në vitin 2012 nga kanceri në moshën 48 vjeçare. Shkaku i vdekjes së saj akoma nuk është zbuluar.