Vaksinohet Edi Rama: “Nuk ja u them dot nga e morëm vaksinën. Jam lypësi numër 1 në botë”

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Rama, e para është vaksinuar ka qenë drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo.

I dyti është vaksinuar shefi i qeverisë.

Ai tha se dozat që do të përdoren sot i janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda BE.

Rama tha se nuk është Greqia dhe se nuk është i autorizuar që t’ia thotë emrin.

“Kemi arritur  në kushte jo pak të lehta të garantojmë 500 mijë dosjet e para të Pfizer por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër e kam thënë janë kyçe në këtë proces të çuditshëm. Faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për tu investuar në skemën e COVAX ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pra, pavarësisht angazhimti me COVAX të Shqipërisë dhe vendeve jashtë BE nëse do të qëndronim në pritje do të ishim ende në pritje dhe nuk dihet ende sot sa do të zgjaste kjo pritje.

Jemi angazhuar intensivisht me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë në Nju Jork Pfizer. Njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale në katër vende. Dhe vaksinimi sot është si rezultat i njërës prej vendeve të BE që nuk jam i autorizuar t’ia them emrin.  Nuk është Greqia”, tha Rama duke shtuar se:

“Kjo është një punë që zhvillohet si një bursë por ajo që ka rëndësi është që të mos ketë rritje çmimi. Por duke shfrytëzuar kapacitete tona diplomatike dhe aftësinë për të ndikuar në marrëdhënie të caktuara dhe respektin e krijuar te partnerët kemi arritur që të sigurojmë dhe dozat e para. Është fakt që në një garë lypsash për vendet e tyre unë jam pretendent për vendin e parë”.