Tronditet Alfred Çako: “Ka shumë rrezik termometri që vendoset në ballë. Ju shkatërron gjëndrat pishore”

Ndonëse kor0na ka shkaktuar pasoja të rënda dhe ka marrë rreth një million jetë njerëzish në botë, konspiracionisti Alfred Cako, vijon të këmbëngulë se k0vidi nuk ekziston.

Mbrëmjen e sotme, Cako deklaroi se është kundër përdorimit të maskës, bërjes së tamponëve, pasi pretendon se janë mashtrim.

Konspiracionisti tha në Top Channel se edhe vënia e termometrit në ballë është e rrezikshme. Sipas tij, kjo shkakton shkatërrimin e nivelit të 7 të gjëndrave pishore.

“Unë kam iniciuar një lëvizje të quajtur “Jo vak$ine”, jam themeluesi i kësaj lëvizje në Shqipëri. Ne jemi kundër vak$ines, maskës, tamponëve. Ne jemi kundër matjes së termometrit të ballit, që është një gjë shumë e rrezikshme, sepse ka të bëjë me shkatërrimin e nivelit të 7 të gjëndrave pishore”, u shpreh ai.

Po ti si mendon? Ka te drejte apo ja fut kot Çako? Lër komentin tënd.