Tashmë mund të bëheni njerëz me dy fytyra. Kjo është maska e gomuar që të bën komplet tjetër njeri!

Kompania Amerikane “Urme” prodhon maska pothuajse 100% reale te cilat ta ndryshojne komplet fytyren ne tjeter njeri.

Sipas kompanise “vetem ne Chicago ka 25.000 kamera publike” te cilat ne cdo moment te dites dhe te nates mund te zbulojne me saktesi se ku ndodhesh. Me ane te kesaj maske e cila duket sikur ka dalur nga filmat e fantashkences, sipas kompanise ju mund te nderroni identitet dhe te levizni lirshem.

Maskat te cilat prodhohen me teknologjine e printerave 3D, jane jashtezakonisht realistike. Lekura e maskes mund te ngaterrohet fare kollaj me lekuren e njeriut. E vetmja mangesi qe ka maska per momentin, eshte fakti se syte e njeriut nen maske ngjajne paksa tmerrues.

Kjo teknologji gjithashtu pritet te sjelli shume probleme. Sipas disa eksperteve, keto lloj maskash mund te perdoren duke kopjuar fytyren e nje tjeter personi dhe me pas te behen vjedhje bankash ose krime te tjera. Kamerat ne shumicen e rasteve kane veshtiresi ti identifikojne maskat nga fytyrat reale dhe kjo gje mund te beje qe te denohen persona ta pafajshem per krime qe nuk i kane kryer, vetem sepse jane filmuar nga kamerat duke bere nje veprim te paligjshem.

Maskat me cilesi te larte kushtojne rreth 250 mije leke. Ekspertet te cilet merren me teknologjine e survejimit, po zhvillojne algoritme te reja te cilat do te jene ne gjendje te dedektojne perdorimin e maskes. Pra kamerat do fitojne se shpejti aftesine per te kuptuar nese personi ka fytyren e tij reale apo po perdor nje maske. Megjithate disa shtete Amerikane kane miratuar ligjet anti-maske.

Si cdo teknologji tjeter edhe maskat prostetike kane te mirat dhe te keqiat e tyre.