Stresi i bën thirrje Presidentit Amerikan: “Joe Biden të lutem na ndihmo në këtë situatë”

Këngëtari Arkimed Lushaj ka ripostuar pamjet kur një grua në Korçë, gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, brohoriti emrin e tij në mes të qytetit.

Reperi shkruan krah fotos se gruana në fjalë është nëna e një djali që quhet Gentian dhe që është masakruar në komisariat.

Në status, Stresi i bën thirrje edhe Joe Biden, Presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-ve që të reagojë.

“Kjo eshte nena gentianit ju pergjigj missionit tim sepse 1 djal kishte dhe ste ja vrane e ja masakrun ne komisarjat dhe askush nuk dha 1 pergjigje cohuni more ejjjjjjjjj esht koha ti japim fatin vetes tone ti themi stop more klysha zoti ku vraft po ca doni me na bo mo ??? joebiden plz help in this situation,”- shkruan reperi krah videos.