Simbolika: Protestuesit shtrihen në tokë, me duar pas shpinë i vënë gjoksin asfaltit

Për disa sekonda ata kanë qëndruar të shtrirë dhe më pas janë çuar për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt Ministrisë së Brendshme.

TIRANË– Sot dita e pestë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Protestuesit janë shtrirë në tokë në simbolikë të vrasjës së 25-vjeçarit, nga efektivi i Policisë së Shtetit. Për disa sekonda ata kanë qëndruar të shtrirë dhe më pas janë çuar për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt Ministrisë së Brendshme.

Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.