Siklet i madh i Spiropalit. I zbërthehet xhaketa në mes të emisionit. Ajo mundohet të mbulohet por..

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është treguar më shumë transparente seç duhet.

Sot ajo është ftuar në emisionin “Real Story” për të argumentuar ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama. Por ka pësuar një ‘incident’.

Xhaketa e saj është e grisur në një anë duke vënë në siklet ministren, e cila herë pas herë mundohet që ta mbyllë me lezet pa u pikasur nga kamerat.