Si te dobesohem per 5 dite

Si te dobesohemi per 5 dite? Sekretet e humbjes se 5 kileve pa efekte anesore.

Ka nje menyre te shendetshme dhe aftashkurter se si te dobesohemi per 5 dite.

Shume persona jane te paduruar dhe duan te humbasin disa kile shpejt e shpejt, sidomos kur duhet te shkojne ne ndonje dasme ose plazh.

Me shume mundesi, ju keni lexuar ne internet se renia e shpejte ne peshe ju ben keq.

Si te dobesohem per 5 dite
Foto ilustruese

Ne fakt eshte vertetuar se kur njerezit shohin rezultate brenda nje jave, motivohen shume me teper qe te vazhdojne te dobesohen, ne krahasim me ata qe humbasin kile gradualisht.

Sigurisht kjo nuk do te thote aspak se eshte e shendetshme te biesh nga pesha kaq shpejt dhe ne kaq pak kohe. Sipas studimeve, artikujt qe qarkullojne ne internet kane metoda shume te gabuara per renien e shpejte nga pesha, duke shkaktuar probleme shendetsore. Prandaj ne, kemi mbledhur ne kete material burimet me te mira shkencore per dobesim sa me te sigurte dhe pa pasoja per shendetin.

Lexoni te gjithe artikullin me vemendje dhe ndiqni me rigorozitet keshillat e eksperteve.

Duhet te kuptoni se humbja e 5 kileve ne vetem 5 dite, nuk do te thote se ju do humbisni masen dhjamore. Shumica e kileve qe do humbisni jane teprica e ujit ne organizmin tuaj. Megjithate ju do dukeni me bukur dhe ne forme.

Femer ne forme

Plani i djetes qe do te lexoni me poshte, vepron duke ulur nivelet e insulines, duke bere qe karbohidratet e trupit tuaj te “shkarkohen” bashke me ujin e tepert.

Ulja e nivelit te insulines ne trupin tuaj do te beje qe veshkat te nxjerrin kripen e tepert ne organizem duke bere qe trupi juaj mos te mbaje sasi te medha uji te cilat shkarkojne fryrje dhe ne disa raste “shendoshje artificiale”

Hani me pak kalori dhe proteina pa dhjame

Ju mund te humbisni pa asnje problem 5 kile ne pak dite duke ndjekur nje djete me pak kalori. Burimet serioze te cilat e vertetojne kete mund ti lexoni duke klikuar ketu: ( 1, 2, 3)

Ulja e karbohidtrateve ne nje periudhe afatshkurter, shkarkon ujin e tepert nga trupi juaj dhe gjithashtu ju heq ndjesine e stomakut te fryre dhe me aciditet. Prandaj dhe personat te cilet eliminojne karbohidratet nga dieta e tyre, zakonisht pesojne renie ne peshe brenda 24 oreve.

Sigurohuni qe te hani shume proteina sepse jo vetem qe ulin oreksin por edhe rrisin metabolizmin pothuajse 2-fish, duke bere qe procesi i tretjes se dhjamit te jete me i shpejte.

Mundohuni qe 5 ditet e djetes te eliminoni komplet sheqerin dhe rrisni konsumimin e vezes (sidomos e bardha e vezes) e cila ka shume proteine.

Veze

Ulja e karbohidrateve shkakton humbje te shpejte te peshes duke eliminuar ujin nga trupi dhe duke rritur shkrirjen e mases dhjamore

Mbas ketij shpjegimi te pergjithshem, do ti pergjigjemi konkretisht pyetjes: Si te dobesohemi ne 5 dite? Kjo eshte djeta qe duhet te ndiqni pike per pike sic e kemi shkruajtur. Nese nuk zbatoni fiks keshillat e meposhtme, nuk do mund te humbisni kilet e deshiruara ne pak kohe.

Dita e pare

Te lejohet te hash cfaredolloj frute qe te deshirosh pervec bananes. Nuk ka limit sasia. Hani derisa te ndjeheni te ngopur por jo te fryre. Pra sa here qe te keni uri gjate dites, hani fruta dhe asnje lloj ushqimi tjeter. Sidomos rekomandohet te hani shalqi per shkak se ka veti shume te mira ne rritjen e metabolizmit te trupit. E perserisim. NUK DO HANI ASGJE TJETER PERVEC FRUTAVE GJATE GJITHE DITES. Kafja lejohet por pa sheqer.

Fruta

Dita e dyte

Ju lejohet te hani gjate gjithe dites cfaredolloj zarzavate qe te deshironi dhe asgje tjeter pervec zarzavateve. Mund ti hani te gjalla ose te ziera. Pini shume uje gjate gjithe dites dhe mos harroni qe sasia e zarzavateve eshte e pakufizuar. Hani sa here te ndjeni uri. Kafja lejohet por pa sheqer ose me shume pak sheqer nese nuk mundeni.

Speca

Dita trete

Pervec patates dhe bananes (te cilat nuk lejohen) ju lejohet qe gjate gjithe dites te hani fruta dhe zarzavate te paziera ose te ziera. Sasia eshte e palimituar. Hani sa te deshironi per te mos ndjere urine. Kafja lejohet por pa sheqer ose me shume pak sheqer.

Dita e katert

Kete dite ju lejohet te konsumoni vetem banane dhe qumesht. Brenda dites nuk duhet te hani me shume se 7 deri 8 banane te medha dhe gjithashtu deri ne 3 gota qumesht. Kafja lejohet por pa sheqer ose me shume pak sheqer.

Banane

Dita e peste

Peshk ose fileto pule (280 gram) me 6 domate te medha. Kaq mund te hani per te gjithe diten. Mos harroni te konsumoni uje sa me shume. Kafja lejohet por pa sheqer ose me shume pak sheqer.

Pule dhe domate

Tashme qe mbaruat diten e 5-te te djetes, shkoni dhe peshohuni dhe me siguri (ne varesi te organizmit) ju do keni rene nga 3 deri 5 kile.

A jeni te kenaqur me rezultatin e kesaj djete? Nese deshironi te dobesoheni edhe pak me teper, mund ta zgjasni kete djete edhe 2 dite te tjera duke bere kete kombinim:

Dita e gjashte

Sasi te palimituar te zarzavateve (preferohet spinaqi) por jo patatet. Pra patate nuk duhet te hani gjate gjithe dites. Gjithashtu ju lejohet edhe peshk ose fileto pule rreth 280 gram. Mos harroni te pini shume uje gjate gjithe dites. Sa me shume aq me mire. Kafja lejohet por pa sheqer ose me shume pak sheqer.

Dita e shtate

Oriz kaf (pilaf) 1 pjate, 1 gote leng frutash. Ndersa frutat dhe zarzavatet mund ti hani pa limit gjate gjithe dites. Si gjithmone kini parasysh qe nuk duhet te hani asgje tjeter pervec ketyre qe kemi shkruar ketu. Kafja lejohet por pa sheqer ose me shume pak sheqer.

pilaf

VINI RE

Gjate diteve te djetes NUK LEJOHET stervitja. Per shkak te mungeses se karbohidrateve, organizmi juaj do ndjehet teper i dobet per tu stervitur. Ju lejohet vetem te ecni rreth 45 minuta ne dite. Mos harroni qe nuk lejohet asnje lloj pije tjeter me kalori pervec kafes (ose cajit) pa sheqer ose me shume pak sheqer.

Kafe

Mbasi te mbaroni kete djete te forte MOS E VAZHDONI ME ne ditet ne vazhdim. Kjo djete perdoret vetem ne raste urgjente dhe nuk lejohet ne asnje menyre nga ekspertet qe kete djete ta vazhdoni me shume se 1 jave. Mbasi te mbaroni javen e djetes, duhet te filloni gradualisht te hani ushqime proteinike javen e ardhshme dhe sasine e karbohidrateve ta mbani te paket. Nese do filloni perseri te hani karbohidrate te shumta, sic i hanit para djetes, do rifitoni peshen e humbur brenda 2-3 ditesh. Pra kini kujdes. Hani ne menyre te zgjuar.

Kete djete mund ta riperserisni mbas 1 muaji dhe ta mbani perseri 1 jave. Nuk lejohet qe kjo lloj djete te perdoret me shume se 3 here ne vit. Nese deshironi te mbani peshen e humbur nen kontroll, do postojme artikuj te tjere ne ditet e ardhshme ku do ju paraqesim djeta afatgjata te cilat jane te sigurta per tu mbajtur mbi 3 muaj rresht.

[fbcomments]