Si më erdhi dashnorja në shtëpi në 11 të natës, mbasi mori vesh që gruaja ime është shtatzënë.

Une jam 28 vjec, i martuar me gruan time (24 vjece) prej 2 vjetesh.

Kam pasur vetem 2 te dashura perpara gruas time. Te paren e kam pasur ne gjimnaz. Kam qendruar i lidhur me te nga mosha 15 deri 18 vjec. Ne moshen 16 vjecare e lashe shtatzene. Femijet ishin binjake dhe ne vendosem ti mbanim. Per fat te keq, ajo i deshtoi te dy femijet per shkak te nje aksidenti. Ishte eksperienca me traumatike e jetes time.

Mbas gjimnazit bera universitetin dhe u transferova ne Tirane. Ajo vazhdoi te qendroje ne Fier ku u punesua ne nje dyqan rrobash. Flisnim ndonjehere ne Facebook por i shkeputem lidhjet. Diku nga mosha 25 vjec ajo u martua me dike dhe qe atehere nuk folem me.

Nje jave me pare, postova ne Fb qe gruaja ime eshte shtatzene dhe presim nje femije. Ish e dashura me beri nje koment poshte dhe nje like dhe me shkruajti “urime” Dje, une dhe gruaja u kthyem ne shtepi rreth ores 10 te darkes.

Ne oren 11 te nates, ndersa shihja televizor me gruan, bie zilja e deres. Pyeta “kush eshte?” Per cudine time ishte ish e dashura. U trondita. E hapa deren dhe e pyeta “cdo ketu?” Me tha qe kishte ardhur nga Fieri per nje pune ne Tirane dhe kishte menduar te me bente nje vizite. Vizite ne 11 te nates nuk ka kuptim – mendova me vete. E pyeta ku e kishte gjetur adresen time? Me tha nga nje shoku im i Facebookut. Gjithsesi, gjithe siklet e ftova brenda ne shtepi dhe e prezantova me gruan.

Ajo i dha nje derr perqafimi te ngrohte gruas time sa na habiti. Me vete kishte nje cante dhe nxorri nga aty lodra femijesh dhe disa rroba qe ja dha gruas.

Pa i kerkuar njeri sqarime, i tha gruas time se ato rroba i kishte ruajtur qe 12 vite me pare, kur priste binjaket me mua. Gruaja ime e di te gjithe historine time me te. Nuk i kam mbajtur sekrete. Por gjithsesi as une as gruaja nuk po e kuptonim arsyen e vertete te vizites ne 11 te nates.

Gjithsesi u ulem dhe filluam te benim disa biseda koti, te sikletshme. Ajo tha se burri i saj e kishte lene nje muaj me pare. Pra ishin ndare. Pastaj filloi te qante dhe filloi te thoshte fjale pa kuptim ndaj gruas time te tipit “Je shume shume shume e bukur” ose “ju te dy do beni shume femije te bukur bashke” Po fliste aq shume pa lidhje sa kujtova mos kishte pire droge ose kishte pesuar ndonje krize depresioni. Pastaj filloi te qante perseri pa pushim derisa u keput dhe e zuri gjumi.

E tunda i thashe zgjohu moj moter cfare ben keshtu? Gruaja me tha “lere te fleje mos e luaj se gjynah e shkreta qenka e shkaterruar. Plus ora 12 e nates” Si perfundim, gruaja i hodhi nje mbulese persiper dhe ajo fjeti aty. Te nesermen ika heret ne pune dhe gjithcka mu duk si enderr si pa kuptim. Akoma nuk po beja dot lidhjen se si erdhi ajo ne shtepine time.

Nga ora 2 e gjys kthehem ne shtepi dhe e gjej ate akoma aty duke folur me gruan time. Aty nuk durova dot me. I thashe “te lutem dil jashte nga shtepia ime se nuk eshte normale kjo gje” Ajo filloi te qante me te madhe dhe me ne fund iku dhe u zhduk. Gruaja ime tani eshte bere me keq se ajo. Filloi te me bertiste pse e nxorra nga shtepia, pse u bera aq katil. Si e hodha ashtu rrugeve ate te shkreten. I futa dhe nje sherr dhe me gruan i thashe ti nuk je fare normale qe rri ben muhabet me ish te dashurat e mia qe kane lajthitur komplet.

Ndoshta gruaja ime ngaqe eshte shtatzene, e ka hormonale qe preket kot me kot nga njerezit. Dua te di mendimin tuaj. A u tregova i keq qe e nxorra ish te dashuren nga shtepia? A eshte normale qe ajo te qendronte tek une duke folur me gruan time? Se nuk po e kuptoj fare. Gruaja ime me thote mua sikur nuk jam une normal.

ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali.