Shpëtoi 20 njerëz mes zjarrit dhe ndërroi jetë. Qeveria i jep 1 milionë lekë ndihmë familjes së Arjan Salës!

Siç thuhet në vendimin e qeverisë, ndihma financiare e akorduar për familjen e të ndjerit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i cili është miratuar për vitin 2021.

TIRANË- Qeveria ka vendosur që t’i japë ndihmën financiare prej 1 milion lekësh familjes së Arjan Sala,  33-vjeçarit që humbi tragjikisht jetën, në zjarrin që përfshiu magazinën në qendrën tregtare.

Siç thuhet në vendimin e qeverisë, ndihma financiare e akorduar për familjen e të ndjerit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i cili është miratuar për vitin 2021.

Ky vendim i qeverisë, vjen në ditën kur kjo e fundit e shpalli 33-vjeçarin që rrezikoi jetën për të shpëtuar 25 punonjësit e tjerë,  “Dëshmor të Atdheut”.

Njoftimi:

PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJESSË DËSHMORIT TË ATDHEUT ARJAN SALANë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i MinistraveVENDOSI:1. Dhënien e ndihmës financiare, në shumën 1 000 000 (një milion) lekë, familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Sala, i cili humbijetën gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetëve të personave të rrezikuar nga zjarri i rënë në mjediset e tij të punës, në datën 24 mars 2021. 2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. 3. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.