Shpërthen Olti Curri: “Këpucët e përgjakura të Ramës, lustrohen nga jargët e pështira të Zana Çelës”

TIRANË– Blogeri Olti Curri nuk e ka pritur mirë koncertin që Ansambli i këngëve dhe valleve popullore mbajtën sot për bluzat e bardha dhe pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Curri, teksa poston një lajm për këtë koncert, shkruan se i duken mjaft të pështira ‘jargët’ e Zana Çelës, që përpiqen të lustrojnë këpucët e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon tashmë një mandat të tretë.

Sipas Currit, artistet e mjerë rrogëtarë janë përdorur për propagandë edhe është një skenë makabër të këndohet në atë oborr ku mjekët dhe pacientët janë të sfilitur e ku luftohet me vdekjen.

“Sa te peshtira jarget e Zana Çeles qe perpiqen me kot te llustrojne me shkelqim, kepucet e pergjakura dhe te perbaltura te Edi Rames, me te cilat kerkon te marshoje mbi trupat e shqiptareve edhe nje mandat te trete. Perdori si te duash artistet “e mjere” rrogtare per parakalimet dhe propaganden e Rilindja SH.P.K ku perfiton edhe ti, por jo kesi skenash makaber ne vende ku njerezit luftojne me vdekjen, mjeket jane te sfilitur po aq sa pacientet, ku familjaret po hyjne ne borxhe per mjekime. Si mund te kendohet ne ate oborr ku fatkeqe i kane dhene fund jetes, te shkaterruar psikologjikisht nga stresi i Kovidit!”- shkruan Olti në status.