Damir Fazlliç, një nga biznesmenët më të përfolur gjatë kohës kur PD ishte në pushtet, dhe ish mik i Bashës, ka ironizuar me këtë të fundit pasi uroi Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Teksa ka shpërndarë dhe statusin e Bashës, ku uron Biden, Fazlliç shkruan se pasi Forrest Gump-i” i Ballkanit, kaloi shumicën e kohës duke gënjyer për Trump, dhe falsifikoi foto duke përdoru paratë ruse, tani hidhet menjëherë në anën tjetër.
Ai vijon më tej, duke e quajtur Bashën, si një budalla që sa herë hap gojën e vë këtë në dukje.
“Forrest Gump-i” i Ballkanit dhe Borati i botës. Kaloi shumicën e kohës duke gënjyer per lidhjet me Trumpin, falsifikoi foto duke përdorur para te pista Ruse, tani u hodh i pari në anën tjetër. Kur nuk flet duket si budalla por kur hap gojen i heq te gjitha dyshimet.
