Shpërthen fort Tritan Kalo: “Partia Socialiste është mavijosur nga ethet e parave dhe të korrupsionit.

Profesori Tritan Kalo ka shperthyer ne nje status te tijin sot kundra Partise Socialiste.

Ai eshte shprehur se PS eshte nje parti qe mbron interesat e pasunarve dhe eshte “mavijosur” nga korrupsioni.

Me poshte statusi i profesorit dhe disa debate me ndjekesit e tij.

Komentuesi 1

Deri para një javë shkruanit për të gjithë, spektrin politik, pa përmendur ngjyra, sot keni specifikuar gjysmën e të keqes . Mirë bëni. Të shohim nesër e më tej , a do na e sjellësh gjysmën tjetër se kësaj metastaze 30 vjeçare..?

Profesor Kalo

Ate e kam sjedhur me kohë. Kisha shumë- shumë pak shpresë për ndonjë reflektim të Rilindjes, për zgjedhjet e ardhëshme “Parla- Pa- Mentare” të 25 Prillit, por Paskam qënë i gabuar…

Komentuesi 2

Te gjithe jane te korruptuar ata o profesor.Cfare do te bejme ne ,ky eshte problemi…

Profesor Kalo

Te mos vijojmë t’u shkojmë prapa e të mos grindemi mes nesh të verbuar nga militantizmi..

Komentuesi 3

Është një mendim i përgjithshëm Profesor, ku më shumë shpreh lirinë e fjalës dhe të mendimit, sesa ndonjë Denoncim konkret me prova.

Të jesh në Pushtet akuza është gjë normale.

Po për bluzat e Bardha si janë akuzat, njësoj si në Politikë.

Ajo që më vjen inat mua, është fakti që askush nuk ka kohë, nerva, apo mundësi të bëj një investigim rast Korrupsioni, pastaj të na njohi publikisht me gjetjet konkrete të korrupsionit, pastaj t’a çoj çështjen në Gjykatë, dhe më pas të na njohin me një Vendim Gjykate ku një korrupsion konkret është dënuar konkretisht.

Prandaj statusi jot, është në vrazhdën e shprehjes së lirë të mendimit dhe fjalës, ku akuza është gjë normale.

Përtej kësaj, akuzës në përgjithësi, nuk kemi parë një Raport konkret ndaj një subjekti konkret që t’a vërteton korrupsionin e tij, ose janë të rralla çështjet e Korrupsionit Qeveritar që kanë shkuar në Gjykatë.

Sidoqoftë, ky status i shkruar nga Ju, dhemb shumë më shumë se çdo status tjetër për të njëjtin mendim. . . . .

Të uroj shëndet . . . .

Profesor Kalo

Une nuk jam pjesë e tenderave, e policisë gjyqësore, e KLSh-së apo e Prokurorisë që të di konkrerisht mbi baza shkresore hollësira, POR sytë e mëndjes i kam në vend…Nëse ju keni dokumenta të tilla bëjini ato të disponueshme për publikun…