Shkaktaret e stresit dhe menyrat se si te sheroheni ne nje kohe te shkurter.

Duhet ta kuptoni se stresi eshte pjese normale e jetes. Te gjithe njerezit ne nje pike te jetes se tyre stresohen.

Disa njerez e kalojne stresin per pak dite, disa te tjere per disa muaj dhe gjithashtu ka dhe njerez me simptoma te stresit per vite te tera.

Cfare qellimi ka stresi ne jeten tone? Cilet jane shkaktaret e stresit?

Situata stresuese e ben njeriun qe te reagoje. Pershembull mund te te ndihmoje qe te besh hapat e duhur per te kapercyer nje situate te sikletshme te cilen nuk po e zgjidh dot. Mund te te motivoje qe te ndryshosh pune ose te fillosh te stervitesh. Por stresi eshte “i mire” vetem kur zgjat per pak kohe. Nese zgjat me shume se 1-2 muaj atehere shkakton deme serioze duke filluar nga puna, jeta familjare dhe shendeti.

Me shume se 60% e njerezve te stresuar, raportojne se zihen me familjaret dhe njerezit e tyre te dashur per shkak te stresit. 70% e tyre thojne se perjetojne simptoma reale fizike dhe emocionale per shkak te stresit.

Shkaktaret e stresit

Shkaqet e stresit

Njerez te ndryshem, kane reagime te ndryshme ndaj stresit. Zakonisht stresi nga puna eshte stresi qe ndeshet me zakonisht.

Shkaktaret e stresit zakonisht perfshijne:

  1. Palumturi ne pune
  2. Kur ke nje pune te ngarkuar ose me pergjegjesi te larte
  3. Te punosh me ore te gjata
  4. Te jesh i pasigurte ne vendin e punes me friken se mund te te heqin
  5. Vdekja e nje njeriu te dashur
  6. Divorci
  7. Humbja e punes
  8. Borxhet
  9. Probleme martese
  10. Levizja ne nje shtepi tjeter
  11. Semundje kronike ose demtime
  12. Probleme emocionale si pershembull: depresion, ankth, urretje, inat, ndjenja faji ose vetevleresim i ulet
  13. Te kujdesesh per pleqte ose per nje te aferm te semure rende
  14. Eventet traumatike si psh: termetet, semundjet, vjedhje, perdhunim ose dhuna kunder jush ose te afermit tuaj

Ndonjehere stresi vjen nga faktore te brendshem dhe jo te jashtem.

Ti mund te jesh tip qe e shqeteson veten duke menduar per te ardhmen per ate qe nuk ka ndodhur akoma, ose ke mendime katrastofike per ate qe mund te ndodhi sipas teje

Pershembull ke shume frikera dhe pasiguri sidomos kur degjon lajme per semundje, sulme kimike, termete, vdekje, vrasje. Keto shkaktojne ndjenjen e pasigurise sepse jane faktore qe ti nuk i kontrollon dot dhe per pasoje te japin ndjesi stresante.

Sjellja dhe perceptimi yt per boten ndikon shume ne gjendje tende stresuese dhe emocionale.

Ti mund te jesh nje njeri qe i sheh gjithmone gjerat erret. Gjithmone sheh probleme aty ku te tjere njerez shohin zgjidhje. Pershembull nese dikujt i vjedhin dicka ne shtepi, reagimi normal eshte: Ok ndodhi, qofte me aq se e blej prape ate qe me moren. Ndersa reagimi yt eshte: Obobo me vodhen, po sikur te me vjedhin prape? Po sikur te jem vetem ne shtepi kur te vijne hajdutet? Po sikur te me bejne ndonje gje? Keto lloj pyetjesh te pafundme ndaj vetvetes rrisin ne menyre te konsiderueshme stresin dhe te bejne qe gradualisht te fillosh te kalosh ne depresion.

Pritshmerite e tua jorealiste gjithashtu ndikojne per keq ne gjendjen tende shpirterore. Ti mund te jesh tip perfeksionisti qe acarohesh jashte mase shume nese ndonje gje nuk shkon ashtu sic e kishe parashikuar ti. Asnje njeri nuk eshte perfekt. Cdo njeri ka problemet e tij.

Gjithashtu ndryshimet e shpejta ne jete shkaktojne stres. Si pershembull kur sapo martohesh, ose ndahesh, ose te heqin nga puna ose nje vdekje ne familje jane nje burim shume i konsiderueshem stresi.

Personaliteti qe ke ti ndikon shume tek pergjigja qe ka organizmi yt ndaj stresit. Per disa lloj njerezish keto lloj stresesh jane te perkohshme dhe nuk ndikojne shume ne jeten e tyre. Sipas tyre cdo gje qe kishte per te ndodhur ndodhi dhe jeta tashme vazhdon. Por disa te tjere ngecin ne keto situata per muaj dhe per vite te tere duke i perseritur ne koken e tyre te gjitha ngjarjet stresante te cilat me pas fillojne te shkaktojne nje gjendje depresive dhe ankthioze.

Efektet qe ka stresi ne shendetin tend

Kur ti gjendesh ne nje situate stresuese, trupi yt jep nje reagim fizik ndaj gjendjes emocionale. Sistemi yt nervor aktivizohet dhe leshon hormone te cilet e pergatisin trupin tend per te “luftuar” me dike ose per tja “mbathur”

Prandaj, sic e keni vene re edhe ju, kur jeni ne nje situate stresuese rrahjet e zemres rriten, muskujt fillojne te ngurtesohen, frymemarrja jote shpeshtohet dhe fillon te djersitesh.

Ky lloj stresi eshte i perkohshem dhe quhet stres akut. Trupi zakonisht e merr veten shpejt nga keto simptoma te stresit akut.

Por nese stresi dhe shkaktaret e stresit vazhdojne te aktivizuar per nje kohe te gjate (stres kronik) atehere kjo gjendje fillon te japi pasoja ne fizikun tend. Hormonet qe leshohen ne trup gjate gjithe kohes, prej gjendjes se vazhdueshme stresante fillojne te demtojne dhe konsumojne fizikun tuaj. Ne disa raste stresi shkakton plakje te parakohshme dhe dobeson sistemin tend imunitar duke bere qe te semuresh me lehte.

Nese shkaktaret e stresit kane ndikuar tek ty per nje periudhe te shkurter atehere ti do vesh re ne fizikun tend keto simptoma:

  1. Dhimbje koke
  2. Lodhje
  3. Veshtiresi e madhe per te fjetur gjume
  4. Veshtiresi per tu perqendruar
  5. Ndjehesh keq nga stomaku
  6. Irritohesh shpejt

Kur shkaktaret e stresit vazhdojne per nje kohe te gjate dhe nuk mjekohen, atehere kjo gje con ne probleme shendetesore si pershembull:

  1. Depresion
  2. Tension i larte
  3. Rrahje e crregullt e zemres
  4. Forcim i arterieve te zemres (arterioskleroze)
  5. Semundje zemre
  6. Infarkt
  7. Djegie gjoksi dhe stomaku, ulcera dhe gastrit
  8. Gjendje e keqe stomaku, te vjen per te vjellur, levizje zorresh, diarre dhe kapsllek
  9. Humbje ose shtim ne peshe
  10. Performance e ulet seksuale dhe mosdeshire per te bere dashuri
  11. Probleme me lindshmerine ose probleme fertiliteti
  12. Azem ose dhimbje kockash (artrit)
  13. Acarim i lekures si psh akne, psoriazis ose ekzeme

Trajtimi i stresit si nga ana psikologjike ashtu dhe nga ana farmologjike (me ilace) jep ndryshim te menjehershem (per mire) ne organizem. Studimet e fundit kane treguar se edhe femrat te cilat kane probleme me zemren, ne momentin qe menaxhojne stresin jetojne shume me gjate.

Shkaktaret e stresit mund te menaxhohen edhe pa ilace duke perdorur keto teknika:

  1. Mundohu te jesh gjithmone pozitiv/e ne cdo lloj situate
  2. Pranoje qe ka disa situata ne jete qe nuk mund ti ndryshosh dot
  3. Shprehi opinionet e tua dhe ndjesite e tua pa u treguar agresiv/e ose te nxehesh dhe te behesh pasiv ose defensiv.
  4. Meso dhe praktiko teknikat e relaksimit si pershembull: Meditimin dhe joga-n per menaxhimin e stresit
  5. Stervitu rregullisht dhe dobesohu nese je e shendoshe, sepse trupi e sulmon stresin nese je ne gjendje te mire fizike
  6. Haj shendetshem me ushqime te balancuara dhe pakeso karbohidratet
  7. Vendosi limite njerezve qe te stresojne dhe mesohu ti thuash jo kerkesave dhe eventeve e situatave stresuese per ty
  8. Kushtoji kohe kenaqesive te vogla te tuat gjate dites
  9. Rregullo me patjeter gjumin sepse gjumi riparon demtimet e trupit nga stresi
  10. Kalo kohe me njerezit qe te japin qetesi dhe nuk te stresojne
  11. Mos ki turp te kontaktosh me nje psikolog ose psikiater. Profesionistet e shendetit mendor jane te trajnuar ne menaxhimin e stresit dhe kane teknika speciale si psh biofeedbakun dhe me ane te ketyre teknikave mund te te mesojne qe ta menaxhosh me lehte stresin ne menyre te shendetshme.