Sherr i egër në studio. Grida Duma: “Ti je komplet llum” Frrok Çupi: “Ti fshin by.. me Partinë Demokratike”

Nje debat i forte eshte zhvilluar sot ne studion e emisionit “Open” ne Top Channel midis Grida Dumes dhe analistit Frrok Çupi.

Debati ka degraduar ne fyerje personale midis Dumes dhe Cupit por edhe Gjekmarkajt i cili nderhyri ne debat.

Ja debati i plote nga shtypketu.com

Frrok Çupi: Jam themeluesi i asaj partie me të cilën po fshin menderen

Grida Duma: Ti nëse nuk përmbahesh dot me mua nuk del dot. E kuptove, ka lidhje me ty se ke bredhur shumë në disa institucine, e vërteta është që drejtësia është e kapur. Një 0 di ti. Ti je komplet llum.

Frrok Çupi: Ti nuk ke institucion, nuk je e tillë. Je një fjalë popullore.

Plarent Ndreca: Ka mundësi për pak qetësi

Grida Duma: Kur ta drejtosh ti emisionin po. Sot është ditë tragjike. Nuk e lejoj unë që të thoni se BE është e keqe.

Plarent Ndreca: Keni qënë deputete dhe i turreni një analisti.

Grida Duma: Këtu ndahemi me mua, tek produkti. Nuk iu lejoj që t’i hidhni hi syve shqiptarëve. Kini trimërinë të thoni të vërtetën. Pushoni dhe thoni aq sa dini.

Agron Gjekmarkaj i drejtohet Frrok Çupit: Kërkoji falje zonjës se je person skifoz. Ti je njeri i neandertalit. Ti ske kapacitet mendor. Je nje hiç.