Sapo zbulova se i fejuari im, i tregon detaje se çfarë bëj unë në krevat, shokëve të tij. A është normale kjo gjë?

Nuk e di por jam e hutuar dhe e zhgenjyer komplet. Ai i tregon shokeve se sa here e bejme ne, pozicionet qe bejme sek’s dhe cdo gje tjeter. Une jam njeri i rezervuar dhe nuk me pelqen qe ta dije cdo njeri se cfare bej une ne shtrat. Ska kuptim.

Rreth nje vit me pare, e degjova rastesisht kur fliste me shoket e tij. Tregonin cdo detaj se cfare benin me grate e tyre ne krevat. I thashe te fejuarit e pyeta nese i ben dhe ai keto muhabete me shoket? I tregon dhe ai detajet? Ai me siguroi qe jo. Vetem degjon shoket kur flasin.

I thashe qe kjo gje eshte e gabuar dhe une nuk ndjehem aspak mire me keto lloj mubabetesh. Me duket sikur me ul ne sy te shokeve. Ai mu pergjigj se nuk eshte ashtu. Se cunat nuk i kane problem fare keto biseda dhe se jane komplet normale. Gjithsesi ti mos u shqeteso se une nuk i tregoj asnje gje per ty.

Tani kam zbuluar nga e fejuara e nje shokut te tij qe ai jo vetem ka folur por ka treguar cdo detaj te mardhenieve tona intime. Cfare me pelqen mua, si e bej une e gjithcka. U ndjeva komplet e shkaterruar.

Nuk e di cfare te mendoj tani. Nga nje ane mendoj se nese e dashuron nje njeri, nuk ta ben zemra ti tregosh te tjereve detajet intime apo jo?

Mu ka krijuar pershtypja sa here qe takoj miqte e tij sikur nuk me respektojne.

Une e dua te fejuarin por tani kam tme’rr te bej se’ks me te ose te provoj ndonj gje te re ne shtrat, se ai direkt do ja tregoje shokeve. Si mendoni ju? A eshte normale per meshkujt ti tregojne keto gjera? Mos ndoshta po i jap rendesi me shume sec duhet kesaj gjeje?

ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali.