Rudina Xhunga: “Besa Shahini duhet të largohet që nesër nga Shqipëria. Kjo situatë ndodh njëherë në 100 vjet”

Gazetarja Rudina Xhunga analizoi zhvillimet e fundit në vend në rubrikën “Opinion”, në News24. Xhunga u ndal te rihapja e shkollave më 14 shtator, duke thënë se ky është një vendim me risk, por që duhej marrë.

Ndërsa pyetjes se a duhet të ketë lëvizje në qeveri, gazetarja iu përgjigj:

“Nuk di të them, pasi është një vendim i kryeministrit. Rama është i qartë që ai do të drejtojë fushatën dhe do të kërkojë mandatin e tretë, apo më saktë mandatin deri në 2030-ën. Rama po kërkon një mandat të 3-të për të drejtuar vendin. Nga ana tjetër, PD-ja duhet të ndajë mendjen se me kë do të përfaqësohet dhe fare po kërkon. Duhet ndarë mendja kush po vjen, Berisha apo Basha. 

Berisha ka bërë një fushatë fantastike, në 2005-ën, sepse solli njerëz të rinj, mes të cilëve edhe Bashën. Por tani duhet të dimë se kush përfaqëson PD-në. Ajo që do të uroja është që fushata që po vjen, të vijë pozitive. Nuk mund të vazhdohet me fushata agresive dhe pa asnjë kauzë. Shqiptarët kanë nevojë të dinë çfarë do të bëhet me rrugët e tyre, me drejtësinë, me arsimi, me nevojat elementare që të bëjnë të jetosh një jetë dinjitoze në vend. Shqiptarët meritojnë duan një fushatë pozitive.”