Robert Aliaj sherr: “Artistët për një palë brekë i shiten politikës. Budina: “Ka edhe artistë legena”

Në emisionin OPEN në Top Channel po zhvillohet një debat i ashpër nëse artistet duhet të përfshihen ose jo në politikë.

Robert Aliaj është përplasur ashpër me Erion Isain dhe Robert Budinën, ndërsa u shpreh kundër pjesëmarrjes së artistëve në politikë

Pjesë nga debati

Robert Aliaj: Jemi një komb shumë i shitshem. Të mos krahasohemi shumë me të tjetër. Ka faktë historike për këtë punë. U shiten për një palë brekë të përdorura. Po të më japësh shumë parë, edhe unë bie. Është fillimi i fundit për ju

Erion Isai: Nuk më pëlqejnë deklaratat nga mërgata. Nuk më pëlqejnë dhembshuritë neo-komuniste. Nuk mund të gjykosh një artist nëse e bën ose jo.

Robert Aliaj: Le ti lëmë këto “bull shit”. Arti është shumë i fuqishëm, edhe më i fuqishëm se ajo parukja, ai Trump

Erion Isai: Politikën e bën më të bukur një artist sesa një biznesmen.

Robert Budina: Mund të ketë edhe artist legen. Jo mo shpirti i vëllait, nuk e marr personale

Marrë nga Top Channel