Refluksi i stomakut e ka nje zgjidhje te thjeshte. Ja 9 metodat se si sherohet pa ilace.

Te gjithe e dime se refluksi i stomakut eshte shume i besdisshem. Ne disa raste shkakton dhimbje, mostretje ushqimi dhe te pengon edhe naten per te fjetur gjume. Shume njerez shqetesohen duke menduar se kane semundje te renda por ne fakt gastriti eshte nje nga semundjet me te zakonshme ne bote. Pothuajse 1 ne 2 vete, ka provuar gjate jetes se tij sikletet e gastritit.

Perpara se te kaloni tek ilacet, perdorni keto metoda natyrale te cilat ne shume raste kane dhene edhe me shume efekt sesa ilacet e ndryshme tek refluksi i stomakut.

Në një menyre ose në një tjetër, shumë të rritur kanë pasur urth (një ndjenjë të pakëndshme në gjoks) pasi kanë ngrënë një vakt të madh ose ushqime pikante.



Kur këto simptoma ndodhin shpesh ato mund të jenë për shkak të refluksit gastroezofageal i quajtur gjithashtu gastrit.

Por gastriti nuk është vetëm një problem për të rriturit – fëmijët mund ta kenë atë, madje edhe foshnjat. Tek foshnjat, mund të shkaktojë të vjella dhe shqetësim pas ushqimit. Dhe tek fëmijët dhe adoleshentët më të rritur, acidi mund të çojë në urth dhe shqetësime në stomak dhe gjoks.

Shumica e fëmijëve tejkalojnë gastritin me kalimin e kohës, por disa do të kenë nevojë për trajtim mjekësor. Refluksi që shkakton probleme si rritja e ngadalte, të vjella ose dëmtimi i ezofagut quhet (sëmundja e refluksit gastroezofageal) dhe zakonisht trajtohet me ilaçe.

Refluksi i stomakut

Simptomat

Refluksi i stomakut mund te shkaktoje ne disa raste nje ze te ngjirur aq sa mund te duket sikur po te kap gripi. Por nese keto simptoma zgjasin mbi 1 jave atehere ka shume mundesi qe zeri i ngjirur te vije per shkak te valvules se ekzofagut.

Duhet ta dini se kur muskuli qe kontrollon kalimin nga ekzofagu ne stomak, nuk mbyllet mire, shkakton kthimin e ushqimit nga stomaku ne ekzofag. Termi mjekesor eshte refluks ekzofagu ose sic i themi ne gastrit.

Refluksi i acidit te stomakut mund të shkaktojë dhimbje të fytit dhe ngjirje të zërit si dhe mund të lërë një shije të keqe në gojën tuaj. Kur refluksi jep simptoma kronike, njihet edhe si çrregullim i refluksit gastroezofageal, ose GERD. Simptoma më e zakonshme e GERD është urthi – dhimbja në pjesën e sipërme të barkut dhe gjoksit që ndonjëherë ndihen sikur keni një sulm në zemër ose infarkt.

Tre gjendjet si – pastrimi i dobët i ushqimit ose acidit nga ezofagu, shumë acid në stomak dhe zbrazja e vonuar e stomakut – kontribuojnë në prodhimin e refluksit te stomakut.

Per ata qe dine Anglisht, mund te shikoni kete video qe e shpjegon ne menyre te thjeshte gastritin

Nëse keni pasur episode të përsëritura të urthit – ose ndonjë simptomë tjetër të refluksit – mund të provoni sa vijon:

1. Hani me masë dhe ngadalë

Kur stomaku është shumë i mbushur, mund të ketë më shumë acid në ezofag. Nëse përshtatet me oraret e juaja gjate dites, mund të dëshironi të provoni atë që nganjëherë quhet “kullotje” – të hani vakte të vogla më shpesh sesa tre vakte të mëdha në ditë.

2. Shmangni ushqime të caktuara



Ka disa ushqime që kanë më shumë të ngjarë se të tjerët të shkaktojnë acid stomaku, duke përfshirë nenexhikun, ushqime me yndyrë, ushqime pikante, domate, qepë, hudhër, kafe, çaj, çokollatë dhe alkool. Nëse hani ndonjë nga këto ushqime rregullisht, mund të përpiqeni t’i eleminoni për të parë nëse keshtu vendosni nen kontroll acidin e stomakut tuaj, dhe pastaj provoni t’i shtoni përsëri një nga një ushqimet e eliminuara mbas 2 javesh. Uebfaqja e Shëndetit të Ushqimit KLIKO KETU (per ata qe dine Anglisht) ka sugjerime te ndryshme ushqimesh për njerëzit me gastrit si dhe për çrregullime të tjera gastrointestinale.

3. Mos pini pije të gazuara ne asnje lloj menyre

Ato ju bejne te gromesini, gje e cila dërgon acid në ezofag. Pini ujë normal në vend të ujit të gazuar.

4. Qëndroni ne kembe pasi të hani

Kur jeni në këmbë, apo edhe ulur, vetëm graviteti ndihmon në mbajtjen e acidit në stomak, aty ku i takon. Nese shtriheni, acidi perfundon ne ekzofag duke shkaktuar djegie fyti. Duhet të hani tre orë para se të shkoni në shtrat. Kjo do të thotë të mos dremisni menjehere pasi hani dreke, dhe të mos hani darka të vona ose darka të mesnatës.

5. Mos levizni shume shpejt

Shmangni ne menyre absolutime ushtrimet ne palester ose vrapin, per rreth 2-3 ore mbasi keni ngrene. Sidomos vrapi eshte teper i keq per ata qe vuajne nga gastriti, sepse duke vrapuar barku tunde dhe acidi kalon nga stomaku ne ekzofag (fyt) duke shkaktuar djegie dhe shije te hidhur.

6. Ngrijeni pak krevatin tek koka duke i vendosur disa libra poshte kembeve.

Koka e krevatit duhet te jete rreth 15 deri 20 centimetra e ngritur sesa tek kembet. Kjo eshte zgjidhja perfekte qe acidi mos te rreshkasi lart ne ekzofag kur shtriheni per te fjetur gjume. Ki kujdes. Mos perdorni jastik per te ngritur vetem koken. Duhet te ngrihet 20 centimetra lart e gjithe pjesa e kurrizit dhe e shpatullave. Jastiku nuk eshte zgjidhje sepse nuk eshte uniform dhe disa pjese te trupit qendrojne lart dhe disa te tjera me poshte, duke mos e penguar dot kalimin e acidit nga stomaku ne ekzofag.

7. Humbisni peshe nese jeni shume mbipeshe

Eshte e vertetuar se mbipesha ndikon jashtezakonisht shume tek acidi i stomakut per shkak se shtypet struktura qe mban muskulin e ekzofagut, duke bere te mundur qe ai te hapet dhe te mos pengoje plotesisht acidin qe te rreshkasi nga stomaku ne fyt. Pengesa e muskulit te ekzofagut shkakton edhe djegien e gjoksit qe duket si atak ne zemer. Nje metode teper te shpejte qe ju dobeson brenda 5 ditesh mund ta lexoni ne kete artikull te shkelqyer KETU

8. Nese pini cigare hiqni dore

Eshte e ditur se nikotina ndihmon ne relaksimin e muskujve te ekzofagut te cilet humbasin fortesine dhe efektivitetin e tyre per te penguar acidin.

9. Shiko mire efektet anesore te ilaceve te cilat ti po pi (nese pi ilace)

Disa lloj ilacesh – duke përfshirë estrogjenin pas menopauzës, ilacet kundër depresionit dhe qetësuesit e dhimbjeve anti-inflamatore (si ebuprofeni)- mund të relaksojnë muskulin unazor qe mban acidin, ndërsa të tjerët – veçanërisht bifosfonatet si alendronate (Fosamax), ibandronate (Boniva), ose risedronate (Actonel), të cilat merren për të rritur densitetin e kockave – mund të irritojnë keq ezofagun.

Nëse këto hapa nuk janë efektivë ose nëse keni dhimbje të forta ose vështirësi në gëlltitje, vizitoni mjekun tuaj për të përjashtuar shkaqe te tjera.