Prokuroria thërret për të dëshmuar Sali Berishën dhe Ylli Rakipin. Nis procesi ndaj Izet Haxhisë.

Nis procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të thirren si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, ish kryeministrin Sali Berishën, Jaho Mulosmanin dhe Ylli Rakipin.

Kujtojmë se në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.