Presidenca sulmon Veliaj: “O qen rrugësh i pasterilizuar. O vemje. O horr gjirizesh nuk ke për ti shpëtuar kurrë..”

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjet deklaratave të kryetarit të bashkisë Tiranë përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi.

Zëdhënësi i Presidentit i bën thirrje kryebashkiakut Veliaj që të mos detyrojë Kreun e Shtetit të thërrasë qytetarët dhe ta përzënë që sot nga bashkia.

“Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.

O vemje, mbaj shënim:

Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.

MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo.”- shkruan Blushi.