Plasin sharjet! Ermal Fejzullahu: “Do ta q* atë motrën o k**” Shikoni videon.

Një ndër të ftuarit e emisionit “Shiko Kush Luan”, i cili u transmetua në “Top Channel” mbrëmjen e kaluar ishte këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Së bashku me kolegë të tjerë në muzikë, ai u bë pjesë e lojrave dhe intervistave në studio, mirëpo fansat kanë kapur një moment aspak të pëlqyeshëm të Fejzullahut.

Teksa Capital T zhvillonte lojën e tij, Ermali dëgjohet t’i drejtohet njërit prej personave të publikut, duke përdorur fjalor banal.

Të zhgënjyer nga veprimi i tij, fansat kanë vërshuar në komente duke u shprehur se këngëtari kishte nxjerrë padashur fytyrën e tij të vërtetë.

“Turp për Ermalin të sillet kështu, nuk kam fjalë”, “Pse po shan Ermali live në televizion, turp”, “Ermali qenka nxehur keq”, janë disa nga komentet.

Momentin mund ta ndiqni në minutën 6:32 të videos së mëposhtme: Mbasi te shtypni play, klikoni tek watch on youtube.