Plas sherri. Deputeti sulet të godasë Damian Gjiknurin. Ndërhyn garda në momentin e fundit. (Video)

Deputeti i opozitës në parlament Halit Valteri ka pasur një përplasje me deputetin e PS, Damian Gjiknuri, jashtë ambienteve të Kuvendit.

Report TV thotë se Valteri ka tentuar ta gjuajë Gjiknurin.

Për të shmangur përplasjen ka ndërhyrë Garda.

Deputeti Halit Valteri ka lëshuar akuza të rënda ndaj Gjiknurit.

Ai u shpreh se:

Mos të merret me një Halit, i kemi dhënë provat, Edi Rama ta heqë këtë qen bir qeni! Nuk jam unë idiot dhe të dal nga seanca, më telefonoi duke më kërcënuar duke më thënë nuk më njihni. Për fjalën time kur them se Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat. Shtëpia ime dhe familja ime është parë më herët sesi i zgjidhim këto probleme. I kemi dhënë provat sesi i zgjidhim këto gjëra. I them Edi Ramës ta heqë këtë qen bir qeni. Ka vjedhur miliona tek CEZ-i.

Shikoni videon e perplasjes më poshtë