Plas keq sherri në studio. Albërie Hadërgjonaj: “Ju plehra më keni quajtur kurvë. Nuk jam varitrapin unë”

Këngëtarja shqiptare Albërije Hadërgjonaj ka shkëputur çdo marrëdhënie me kompaninë muzikore “Arkiva Shqip”, pasi sipas saj, nuk ka pasur suportin e duhur nga ana e tyre.

Në një video të publikuar nga “Arkiva Shqip” ndërkohë dëgjohet Albërija duke u zënë.

Ajo thotë që nuk do të jetë më pjesë e “Arkiva Shqip”, pasi sipas saj, aty janë janë të gjitha kurvat e Shqipërise.

“Më dëgjo. Po flas unë . Po flet Albërije Hadërgjonaj. Dhe unë nuk jam varitrapin artiste që i keni ju aty sisisisisi fshati në festë që është turp me i pa, që turp se është, mvje për të vjellë kur i shof këto këngëtare dhe s’ka pas asnjë lloj suporti nga ju.

Kënga e re një tmerr. Një suport i jeepp iii ndyrë i qelbur.

Nuk dua të kem punë më me ArkivaShqip. Kurrë. Dakord?

Merrni kto kurva mbajini nëpër kanale. Mirupafshim. Merrem unë me ArkivaShqip që mban gjithë kurvat e Shqipërisë në kanale”- thotë Albërija në videon e bërë publike nga ArkivaShqip.

Albërie Hadërgjonaj më pas ka debatuar ashpër me përfaqësuesit e kanalit të njohur në Youtube, “Arkiva Shqip”, pas prishjes së kontratës me këta të fundit, edhe në studion e emisionit “Ftesë në Pesë”.

Hadërgjonaj akuzon “Arkiva Shqip” se i kanë fshirë historikun e punës së saj, ndërsa kanali në Youtube akuzon këngëtaren se i ka shantazhuar që këngët e saj të jenë edhe në këtë platform, edhe në kanalin e saj personal.

Në studio, palët kanë shpërthyer edhe në ofendime, ndërsa këngëtarja i akuzon drejtuesit e kanalit në Youtube si “mashtrues”.

“Jeni plehra, ju më keni quajtur kurvë”, tha Albërija.