Pjaneci i mbuluar me buzëkuq nga fytyra dhe me një palë mbathje femrash në dorë, ngacmon priftin dhe i thotë.

Nje burre i bere komplet tape dhe qe qelbet era alkol, ulet ngjitur me nje prift ne autobuz.

Kollaren e kishte gjysem te grisur. Nga fytyra ishte mbuluar me buzekuq dhe ne dore mbante nje gjysme shishe raki. Ne doren tjeter mbante nje pale tanga femrash te grisura. Pjaneci hapi gazeten dhe filloi te lexoje.

Mbas disa minutash, pjaneci kthehet nga prifti dhe i thote:

“Si mendon ti atë, kush e shkakton artritin?”

Prifti i pergjigjet:

“Biri im. Artriti shkaktohet nga jeta e shthurur. Kur pi shume raki dhe kur shkon me femra te perdala. Keto lloj sjelljesh i demtojne kockat dhe shkaktojne artrit”

“Bah ta haje dreqi ta haje” tha pjaneci i nevrikosur dhe vazhdoi te lexonte gazeten.

Prifti menjehere u pendua per fjalet qe i tha pjanecit mekatar dhe per te zbutur disi muhabetin e pyeti:

“Sa kohe ke qe vuan nga artriti biri im?”

Pjaneci ju pergjigj:

“Une nuk kam gje atë. Jam ne rregull fare. Por po lexoj ne gazete që Papa vuan keq fare nga artriti