Petrit Vasili shtrohet në reanimacion për shkak të rëndimit të gjendjes prej kovidit!

Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, është infektuar nga Kovidi.

Mësohet se ish deputeti është shtruar me urgjencë në reanimacion për shkak të gjendjes së rëndë.

Vasili ka zgjedhur për t’u trajtuar në një spital privat ku po merr shërbimin mjekësor.

Kujtojmë se Vasili së bashku me drejtuesë të tjerë të LSI-së nuk e kanë mbajtur maskën gjatë takimeve elektorale, duke kundërshtuar urdhrin e qeverisë.

Kryetarja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ‘COVID nuk futet në LSI, edhe po e zuri nuk e gjen gjë se ka imunitet të fortë’, por mesa duket nuk rezultoi kështu.

Burimi: Tema