Pendohet Arnold Schwarzenegger: “Bëra një idiotsi të madhe. Tradhëtia ndaj gruas time ishte e tmerrshme”

Arnold Schwarzenegger eshte padyshim nje nga aktoret me te fuqishem te Hollivudit. Ajo qe ka arritur ai gjate jetes se tij (nga body builder ne aktor dhe ne politikan) nuk krahasohet me asnje aktor tjeter.

Ai ka folur se fundmi per skandalin qe tronditi disi emrin e tij prej njeriu te madh. Divorcin nga gruaja e tij Maria Shiver me te cilen ishte i martuar prej 25 vjetesh.

Ai e tradhetoi gruan e tij me sherbyesen e tyre Mildred Patricia me te cilen ka edhe femije. Ai u shpreh gjate nje interviste se:

“Gruaja ime dyshonte prej vitesh qe femija i sherbyeses tone me ngjante shume. Kisha shume siklet kur me thoshte dicka te tille dhe gjithmone e kam mohuar me force kete gje. Nuk mund ti thoja dot gruas time qe dyshimet e saj ishin te verteta. Isha shume i frikesuar se do humbisja familjen time.”

“Ishte e tmerrshme ajo qe i bera femijeve te mi, gruas time por femijet u treguan fantastike dhe nuk hoqen dore nga une. Kisha familjen qe e enderronin te gjithe dhe une bera ate idiotsi qe bera. U futa ne nje situate te komplikuar. Do te doja qe te ishim akoma bashke si familje” vazhdoi aktori i njohur.