Nxehet Xhemi Shehu: “Eneda Tarifën se kam asgjë. Kam tentuar që të jem shoqe me të por”

“Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe”, – ka thënë Xhemi Shehu në intervistën e saj për revistën “Who”.

Xhemi shehu

Megjithë spektaklet e ndryshme, emrin e Xhemit të gjithë e lidhin vetëm me “Portokalli”-në. Dhe asaj nuk i vjen fare keq për këtë, përkundrazi. U shfaq fillimisht aty vetëm në një sezon, bashkë me Agron Llakajn dhe Amarda Toskën në 2006-ën, për t’u rikthyer në mars të 2015-ës, dy muaj pasi kishte lindur Gabrielin, djalin e dytë.

Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi

E ndanin prapë skenën tre, bashkë me Salsano Rrapin dhe Eneda Tarifën, por kështu nga jashtë duket që ajo dhe Salsano jo vetëm kanë kimi skenike, por duket të jenë edhe shokë të ngushtë.

Xhemi Shehu

“Po, është e vërtetë, kam pasur kimi me Salsanon, veçse s’mund të them që javët e para.

Eneda Tarifa

Por u lidha më shumë pasi iku dhe Eneda për në ‘Eurovizion’. Atëherë patëm më shumë mundësi që të punonim me njëri-tjetrin dhe u bëmë shokë të ngushtë”. “Me Enedën? Me Enedën kam tentuar që të jem shoqe, por nuk ishte e thënë.

Eneda Tarifa

Kështu që e kam thjesht kolege. Dhe tani nuk e kam asgjë, sepse nuk besoj që do punoj ndonjëherë më me të”.