Nuk është shaka. Edi Rama poston foton e banjos. Tregon arritjet e qeverisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka habitur te gjjthe ndjekesit e tij kur ka postuar foton e nje WC-je.

Fotoja gjendet brenda poliklinikes se Vlorës.

Kryeministri Rama eshte shprehur:

Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit!

Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur…

Edi Rama

Me poshte mund te shihni foton e postuar nga kryeministri.