Neurologu Dobi në gjendje të rëndë në Itali. Edvin Prifti i drejtohet qytetarëve: “Na ndihmoni sa të keni mundësi”

Neurologu Drini Dobi, është infektuar me Covid-19 në krye të detyrës, në QSUT.

Mësohet se Dobi për një kohë të gjatë ka marrë shërbim mjekësor në reanimacionin e infektivit në Tiranë, nga ku dhe doli i përmirësuar.

Por gjendja e tij u rëndua sërish dhe tani është shtruar për mjekim të specializuar në Itali.

Duke qenë se kostot e qëndrimit spitalor janë shumë të larta, disa nga kolegët e tij janë bashkuar për të siguruar shumën e nevojshme të shpenzimeve të larta.

Thirrjes për ndihmë i është bashkuar edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti, i cili i kërkon qytetarëve ta ndihmojnë Dobin me aq sa munden.

Sipas ndergjegjes se gjithesecilit. Nje ndihme sot eshte nje frymemarrje me shume per mikun dhe kolegun tone. Ju lutem na ndihmoni me sa mundeni. E di qe mundesite i kemi te kufizuara por edhe ky populli yne i ka shume te kufizuara hapesirat per mjeke te tille.

Ju lutem ndihmoni drinin tone te mire dhe familjen e tij ne keto momente. Sado pak apo shume do jete nje gjest dhembsurie ndaj ketij shqiptari te vogel por me shpirt dhe me zemer te madhe”, shkruan ai në rrjetet sociale.