Ndodh ngjarja e turpshme në Kosovë: Vjerri i fuste duart nuses ndërsa dhëndrri e rrihte.

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Kosovë brenda një familjeje. Ngjarja ka ndodhur në Pejë ku vjehrri akuzohet për ngacmim seksual ndaj nuses së djalit.

Mësohet gjithashtu se djali dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli.

“Po janë arrestuar dy të dyshuarit. I biri është arrestuar për dhunë në familje ndërkaq babai është arrestuar se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit. Nesër pritet të mbahet seanca dëgjimore, ku pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit”.