Policia Gjermane, gjeti trupat e vdekur te 5 femijeve ne qytetin Solingen, raporton Bild.
Trupat e 5 femijeve u gjeten ne nje apartament ne Hasseldelle gjate pasdites.
Nena e cila kreu kete krim te pameshirshem, u hodh ne shinat e trenit per te vrare veten por sipas policise megjithese eshte ne gjendje te rende, ajo shpetoi.
Femijet e gjendur te vdekur ne apartament ishin te moshave 1, 2, 3, 6 dhe 8.

Gjyshja e femijeve, menjehere sapo degjoi lajmin per krimin qe kishte kryer vajza e saj, lajmeroi policine dhe i tha se njeri nga femijet kishte qendruar ne shtepine e saj nje nate me pare dhe per fat te mire shpetoi nga tragjedia.
Nena e femijeve eshte 27 vjec dhe tashme do pergjigjet para ligjit per krimin e kryer.