Ndërron jetë nëna e Flori Mumajesit. Përcillet në banesën e fundit. Kishte disa kohë që vuante nga.

Një lajm i trishtë vjen bëhet me dije ditën e sotme për këngëtarin dhe kantautorin e mirënjohur, Flori Mumajesi. Fatkeqësisht, ai ka humbur nënën.

Burime pranë familjes së artisit e kanë konfirmuar lajmin për “Top Albania Radio”, ndërsa mësohet se sot ajo po përcillet për në banesën e fundit.

Nëna e Florit nuk ka mundur të fitojë betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej disa kohësh. Ditët e fundit ka qenë e shtruar në spital, ku merrte mjekimin.

Flori ka qenë mjaft i lidhur me nënën e tij,të cilës në vitin 2014 i dedikoi dhe një këngë me notat më të ndjera.

Kujtojmë se Flori u paraqit fillimisht si këngëtar në skenën shqiptare, ku edhe ishte pjesë e festivalit Kënga Magjike në vitin 2002 me këngën “Nuk mund të vdes“, për të vazhduar më tej me pejsmarrjen e radhës në “Kënga Magjike“ në vitin 2004 me këngën “Gjithmonë do të jem me ty“. E nisi shumë mirë karrierën e tij si këngëtar në festivale duke mos anashkaluar pothuajse asnjë festival të mundshëm në Shqipëri apo Kosovë.

Ai njihet si njëri prej kompozitorëve dhe këngëtarëve më të mirë shqiptarë. Veprat e tij kanë zgjuar interesim të madh tek publiku shqipëtar por jo vetëm. Ai tani për tani, është kompozitori më i kërkuar shqiptar. Ai ka realizuar shumë hite dhe shumë bashkëpunime me këngëtarët më me zë të vendit tonë.