Artisti i mirënjohur shqiptar Kujtim Prodani është ndarë nga jeta ditën e sotme pasi infektimit me korona.
Prodani ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe nevojës oksigjen.
Këngëtari ka qenë një nga ata artistë që goditi me postimin e tij në Facebook.
“Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe!”, shkroi ai pasi Korona mori shumë jetë.
Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 teksteve këngësh.
Në nëntor të vitit 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalura për asnjë çast. Ai është djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani.
Ai gjithashtu i ka dedikuar një këngë korones me titull “Ju flet Corona”.