Ndërron jetë Koço Devole. Marjana Kondi: “E tmerrshme!Kam qarë 2 orë.”

Aktorja e njohur e humorit Marjana Kondi i ka dedikuar një fjalim prekës ndarjes nga jeta të kolegut të saj Koço Devoles duke shprehur pikëllim për ngjarjen që i tronditi të gjithë. Live në media ajo ka rrëfyer se ka qarë rreth dy orë kur mori vesh lajmin e hidhur… Ndër të tjera, aktorja tha se ai fliste vetëm për gjëra të bukura dhe asnjehere për sëmundjet.

Pjesë nga rrëfimi i Kondit:

Sa e mora vesh lajmin, për 2 orë vetëm kam qarë. Ishte një moment i tmerrshëm. Sikur një pjesë e shpirtit m’u shkëput. Kanë ikur edhe kolegë të tjerë. Por ndoshta nuk ka qenë në mes korona.
Jam në një moment jo fort të mirë duke menduar për ndarjen nga jeta të Koços. Duhet të tregojmë kujdes. Ne dimë vetëm një gjë. Koço vuante edhe nga sëmundje të tjera. Por nëse nuk do ishte Covid ai do të jetonte.
Megjithatë njeriu është i vdekshëm. Ai u largua nga kjo botë e gënjeshtërt (përlotet). Ai ishte personalitet i humorit shqiptar. Ishte karikaturist, i mençur. Ai e shkruante materialin dhe ose donte ta nxirrte ashtu si donte ai ose nuk ka. E bënin humorin edhe në vaki. Donin të kalonin me sportivitet gjithçka. Ngushëllime familjes së vet… të paktën ka lënë një familje të lumtur mbrapa që duhet të jenë krenarë për të.
Lum ai që ikën si zotëri në atë botë. Ai iku si i ka hije një artisti të vërtetë. Që kur u fut për herë të dytë në intubim. Nuk i shau mjekët por shkoi atje për herë të dytë. Kisha një foto, sa bukur e kemi këtë fotografi kemi dalë të dy. E kam takuar edhe në verë dhe ishte mirë.
Ka pasur një natyrë që nuk ankohej. Ne kur flisnim nuk flisnim për sëmundjet por për punët dhe familjet. Nuk donte t’i përmendte sëmundjet. Prandaj thashë që iku me karakter. Është vërtetë njeri fantastik. Unë nuk i shikoj rolet se nuk më pëlqen vetja ime.
Edhe ato foto që kam vënë në instgram është sepse na pëlqen. Nuk i shikojnë se cilët janë ata njerëz që i kanë dhënë këtij vendi. Janë disa gjëra. Po më provokoi roli i Nafijes. Më pëlqen që kam luajtur unë me Koço Devolen. Na ikën kolegët. E çuditshme.

Aktori i humorit Koco Devole u nda nga jeta ne moshen 75 vjecare.

Devole ishte i infektuar me koronavirus, por pak ditë më parë testi i tij doli negativ. Megjithatë mjekët njoftuan se gjendja e tij nuk ishte fort e mirë. Aktori i madh i humorit vuante edhe nga një sëmundje tjetër.

Pak ditë më parë, djali i tij Genc Devole tha se i ati e kishte të pamundur që të rrinte jashtë spitalit.

I biri u shpreh:

Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zorr merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi.

Koço Devole lindi në Kuçovë më 28 nëntor 1945, është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj.

Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon atë dhe Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA por rikthehet sërish.

Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli” Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne tel komeditë:

Çanta e zeze 1986

Gjuetia e fundit 1992

Të gjallë apo të vdekur 1996 – [1]

Çanta me nje milion 1993

Oreksi i madh 1994 [2]

Nje dite i cmendur 1995

Revolja e heroit 1996

Pushime në Romë 1996

Mos shko o trim 1997

Tre shoke pa sherbyesen 2001 [3]

Karafili dhe Kleopatra 2001 [4]

Milioneri 2005

Na ishte njehere Shqipëria 2009

Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole eshte autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupen e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.

Ne vitin 2013 interpreton ne serialin komik “O Sa Mirë ” ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga.

Qe nga viti 2009, punonte ne tv.Top-Channel në emisionin “Fiks fare” ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikati ne rubrikat “Wikifiks” “Koço në parlamentin europian”” Koço Kiçi ne eoronews” ” Koço Kiçi Show” duke perfunduar me rubriken “Monitorime” aq e pelqyeshme per teleshikuesin shqiptar. Po ashtu, në vitin 2013 filloi të punojë si aktor në Serialin Shqiptar “O Sa Mire”.