Ndërron jetë babai i avokatit Altin Goxhaj. Mbas 24 ditësh humbi betejën me koronën.

Në ditën e parë të këtij viti ka humbur jetën babai i avokatit të njohur Altin Goxhaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë avokati, i cili disa ditë më parë tregoi se prindërit e tij dhe vetë ai ishin infektuar me Covid-19.

Goxhaj bën të ditur se pas 24 ditësh, babai i tij ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm, ndërsa informon se varrimi do të bëhet më datë 3 janar, në varrezat e Sharrës.

Me zemër të copëtuar ju njoftoj në emër të familjes miq, se babai im Enver Goxha (15.08.1939 -01.01.2021) ndërroi jetë sot pas një përballje 24 ditore me virusin kinez nga të cilat 15 ditë në reanimacion në spitalin infektiv nën një kujdes shembullor dhe human të mjekëve dhe infermierëve të tij. Ju njoftoj se varrimi do të zhvillohet në dt 3 Janar, pasnesër, të Djelën në 12:00 në Varrezat e Sharrës ndërsa Pritja do të jetë po atë ditë nga ora 10:00-12:00 te Rezidenca e Agjencisë Funerale ALBA 2000 pranë Medresesë (Rruga e Dibrës, Nr.302). Ju kujtoj se për shkak të kushteve specifike të periudhës së detyruar izoluese që kemi si familje, nuk presim vizita në shtëpi por veç pasnesër të Djelën tek Rezidenca ALBA 2000. Ju mirëkuptojmë plotësisht për pamundësinë për të marrë pjesë në ceremoni. Ju ardhshim veç për të mira”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.