Myzeqe. Qytetari takon Ramën dhe i thotë: “Or kokë. I sheh këto çizmet? Këto edhe baltën…”

LUSHNJË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Lushnje, me rastin e përfundimit të rindërtimit të të gjitha rrugëve rurale të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë.

Gjatë takimit Rama përshëndeti dhe banorët të cilët ishin të pajisur me maskë duke i thënë kreut të qeverisë se nuk takoheshin dot, për shkak të virusit.

Një qytetar e ka falenderuar për rrugën duke i thënë se i hoqi baltën dhe çizmet.

‘Rrofsh për rrugën që na bëre, do heqim çizmet. Rrofsh, i pari kokë e qeverisë që shkel sot në vendin tonë, në Myzeqe. Rrofsh që na hoqe çizmet dhe baltën’- shprehet qytetari.