“Monika Kryemadhi na tha se e ka portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Priste ti jepnim ne lekë?”

Vijon në ditën e pestë greva e urisë së naftëtareve të Uzinës së Ballshit.

Ndërsa thonë se po kërkojnë thjesht bukën e fëmijëve, naftëtaret thonë se edhe deputetët që i kanë vizituar, “kanë ardhur për t’u tallur.”

Një nga zonjat, në një prononcim për Abc news, përmendi kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj, ishte shprehur se e ka portofolin bosh.

“Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre. Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë? Është turp, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne. Jemi nëna, jemi familjare. Kemi 5 ditë dergjemi këtu, i kemi lënë njerëzit të sëmurë brenda. Në s’jemi as deputete, as ministre, as ministre e as drejtoresha. Ne jemi punëtore të thjeshta edhe po kërkojmë bukën e fëmijëve.”-tha grevistja.