Monika Kryemadhi: “Edi Ramën do ta thyjmë në mes. Është kufomë që e hajnë insektet”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është e ftuar mbrëmjen e djeshme në Syrit tv, ku ka komentuar zhvillimet politike të ditës së sotme në vend.

Kryemadhi u zotua, se me çfarë kodi Zgjedhor të hyjë Rama në zgjedhje, opozita do ta mundë.

“Edi Rama edhe administratën e ka në opozitën. Edhe policët i ka në opozitë.Edhe socialistët i ka në opozitë. Vetëm 1 përqind e oligarkëve janë me Ramën.

Sot për hir të së vërtetës ka një Edi Ramë që po e shikojmë lakuriq edhe nga ana politike.Opozita do hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato në mënyrë të bindshme.

Ne do shkojmë në zgjedhje dhe do ta thyejmë në mes Edi Ramën dhe çfarë ka nga pas… Çështja e koalicionit nuk është çështje letrash, por fryme. Kush është fryma? Fryma është që nuk firmos në letër ti kundër Edi Ramës.

Jo 1 përqind por edhe 0,5 përqind ta bën Edi Rama pragun, nuk i bën dot mandate për të bërë shumicën. Kodi Zgjedhor nuk mbush dot xhepat e shqiptarëve.

Historia që ne po flasim është që Edi Rama po kërkon të hyjmë në vorbullën tonë. Sot Rama ka nënshkruar fundin e tij. Sot problemin më të madh Edi Rama e ka me socialistët. Rama është kufomë politike që nuk ka parfum ta shpëtojë. Dhe tani i afrohen edhe insektet. Nuk ka higjenë që meriton Ramën”, tha Kryemadhi.