Monika Kryemadhi: “Danezët nuk kanë asgjë më shumë se ne. Do ta bëjmë Shqipërinë si Danimarka.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ka nisur ditën sot me banorë të njësisë nr. 9 në kryeqytet.

Gjatë bisedës me ta Kryemadhi deklaroi se sot njerëzit ndihen të papërkrahur.

Ajo komentoi edhe ngjarjet e ndodhura në SHBA përgjatë ditëve të fundit duke theksuar se ato treguan se shtetet e forta duhet të ringrihen mbi interesat e disa individëve.

Sot njerëzit ndihen të papërkrahur dhe të pambrojtur. Ne duam të kemi në kontakt të përditshëm me njerëzit që ata të votojnë atë që duan. 

Ne si LSI kemi shanse dhe mundësi sepse kemi krijuar hapësira të reja për përfshirjen e të rinjve dhe të rejave duke i dhënë votuesve shumë opsione.

Ngjarjet në Amerikë treguan që shtetet e forta dinë të ringrihen mbi interesat e disa individëve. Pandemia ka rrënuar ekonominë e Tiranës ndërsa ndihma e qeverisë për bizneset ka qenë thjeshtë një fasadë.

Ajo që mendojmë ne është se nuk kemi më kohë dhe qytetarët me 25 prill duhet të shkojnë të votojnë”, tha Kryemadhi.

Ajo tha kreu i qeverisë Edi Rama e ka shkatërruar administratën publike duke shtuar se sipas saj ata që janë më të zhgënjyerit nga kjo qeverisje janë vetë socialistët.

Kryemadhi u shpreh se rinia në Shqipëri duhet të ketë kushtet e asaj daneze pasi kjo e fundit nuk ka asgjë më shumë se rinia shqiptare.

“Ekonomia shqiptare është arsim, shëndetësi, zhvillim, standard jetese. Një ekonomi e fortë në një vend krijon edhe një shtet të fortë. 

Nuk kemi faj por ne kemi bërë ngatërrime se ngatërrojmë kasapin me kirurgun. Rama e ka shkatërruar administratën publike. E kam rrënuar imazhin e juristit, ekonomistit dhe të mjekut e infermierit.

Ata që janë më të zhgënjyerit nga të gjithë janë socialistët sepse mundësitë e tyre u shpërdoruan nga rilindja. Ne duhet të jemi mikpritës ndaj atyre jo thjesht për t’u marrë votën. 

LSI kërkon ndryshimin e këtij sistemi. Nëse brezi i Monikës e kaloi rininë në tranzicion tani duhet të ndryshojë dhe të jetë si danezët se nuk kanë danezët asgjë më shumë”, deklaroi kryetarja e LSI.