Ministri i mbrojtjes Serb ofendon Ramën: “Çorape shqyeri i pafytyrë, lavdëron vrasësit e Uçk-së”

Ministri i Mbrojtjes në Serbi Aleksandër Vulin, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Vulin ironizon Ramën, teksa thotë se nëse do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit shqiptar në librat shkollorë.

Ai pretendon se kreun e qeverisë e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera.

“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK u përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi.

Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij.

Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Vulin akuzon dje Ramën se po përpiqet të krijojë Shqipërinë e Madhe pas mbledhjes së qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lidhur me këtë, kryeministri i kërkoi llogari presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilit i tha se duhet ta ndëshkojë ministrin.