Mesazhi i fundit prekës i Kujtim Prodanit drejtuar mikut të tij: “Flamëëëëë poooo do ta..”

Miku i Kujtim Prodanit, Vasil Sofokli Tole ka zbuluar mesazhin e fundit që ka pasur me kantautorin që u nda nga jeta ditën e sotme.

Në mesazhin e publikuar nga miku i tij, Prodani shprehej i bindur se do ia dilte mbante të fitonte këtë betejë.

Lajm i hidhur farmak, largimi i parakohshëm i Kujtim Prodanit, djalit artist të prindërve artistë, të mëdhenjve të muzikës sonë Agim Prodani dhe Anita Take. Ishim kolegë e miq të mirë prej viteve studentore, ish studentë të kompozicionit në klasën e profesorit Kozma Lara. Në muzikën që shkroi e interpretoi vijoi traditën e Prodanëve në muzikë, duke e pasuruar atë me tingujt e shpirtit të tij të bardhë, të sinqertë e të qeshur. Ishte optimist, deri në fund, si një akord mazhor! Iku në ditën e bardhë të Ujit të Bekuar! Komunikimin e fundit me të e pata më 31 dhjetor, një fragment të të cilit po e vendos më poshtë! Ngushellime vellait te tij, te afermve, miqve dhe komunitetit te muzikes per kete humbje pa kthim. Lamtumirë artist“, shkruan Tole krahas fotos.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.