Më propozoi shoku i ngushtë dhe unë e refuzova. Tani ai nuk më flet më me gojë dhe unë nuk di çfarë të bëj.

Jam 22 vjece dhe kam 4 vjet qe punoj ne te njejten pune me shokun tim te ngushte. Ai eshte 40 vjec dhe eshte njeri shume i mire dhe i mirekuptueshem.

Eshte i divorcuar dhe ka 2 femije dhe punon shume fort per femijet e tij. Kur ne te tjeret shkojme ne shtepi, ai vazhdon te qendroje ne pune.

Per 3 vite rresht me ka shoqeruar mua cdo dite be shtepi. Jeton vetem 15 minuta larg meje.

Te premten ai nuk ishte ne pune dhe une u nisa vetem per ne shtepi. Papritur ai u shfaq dhe me tha se kishte ardhur qe te me shoqeronte mua. Ky gjest i tij si gjithmone mu duk shume i embel.

Problemi eshte se ai nuk eshte tipi im. Eshte i embel, kemi mirekuptim ne bisede dhe kam besim tek ai si njeri por pervec ketyre gjerave nuk eshte se me ngjit “ndryshe” per dicka me teper.

Gjate rruges per ne shtepi po me thoshte se ishte shume i acaruar sepse ish gruaja e tij kishte shpallur martesen me nje tjeter njeri te cilin e kishte njohur para pak kohesh. I thashe atij gjerat normale qe thuhen ne keto raste. I thashe se cdo femer do ishte me fat te njihte nje njeri si ai dhe te martohej me te.

Ne ate moment ai ndalon, kthehet nga une dhe me puthi. Ishte i papritur ky gjest i tij dhe ja futa vrapit aq shpejt nga aty, sa u pengova dhe ndrydha kemben.

Ka disa dite qe nuk me flet. Dua ta mar ne telefon sepse nuk dua ta prish shoqerine por kam frike se do ta mari telefonaten time per ters. E perseris qe nuk dua ti bej dalje si shok sepse e kam pasur mik te ngushte per kaq kohe.

Lidhja me te nuk do funksiononte sepse kemi shume diference moshe plus qe prinderit e mi nuk do pranonin kurre. Do doja ndonje keshille nga vajzat e faqes nese ka mundesi.

ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali.