Marku 61 vjeçar në Top Channel: “Mbaroj për taka. Më duken shalët e bukura dhe të gjata. Gratë bëhen xheloze”

Mark Bryan ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave të huaja për mënyrën se si vishet. 61 vjeçari është inxhineier dhe shkon çdo ditë në punë I veshur me fustan dhe taka. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë por kjo nuk e pengon aspak të vishet si të dojë

I fuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ai ka zbuluar shumë detaje rreth tij duke treguar se kur ka filluar të vishte si grua dhe a ka ndikuar kjo gjë në orientimin e tij seksual.

Bryan ka 40 vite që ecën me taka ndërsa fundet ka filluar ti veshë 5 vitet e fundit. Ai është shprehur se nuk i pëlqenin aspak kostumet serioze dhe nisi të eksperimentonte duke veshur funde e taka.

“Takat i bëjnë këmbët të duken të gjata dhe të bukura, gratë janë pak xheloze duke më parë mua duke ecur me taka gjatë gjithë ditën. Mendoj që edhe djemtë janë xhelozë. Unë punoj në një zyrë, ndodhem para kompjuterit për pjesën më të madhe të kohës unë atje heq këpucët kam marr një top 11/6/2020 ‘Jam po aq burrë sa të tjerët’, burri që çuditi botën rrëfehet në ekranin shqiptar: Djemtë janë xheloz Në pjesë më të madhe të kohës, unë atje heq këpucët, kam marr një top tenisi dhe bën masazh për këmbët. Kam më shumë se 50 palë taka. Ajo (gruaja) thotë që nuk ka nevojë për taka, unë jam i vetmi tek shtëpia që mbaj taka. Takat më të larta janë 15 centimetra

Unë përpiqem të vesh taka të pranueshme për ambientin e punës. Zyra jonë e pranon mënyrën atraktive të të jetuarit, nëse ka të bëjë kjo me orientimin seksual, apo nëse dikush dëshiron të veshë diçka që nuk ka lidhje me gjininë. Unë jam heteroseksual. Ndonjëherë jam akuzuar se jam homofob. Gruas time i duken këto akuza ironike. Rrobat nuk duhen të tregojnë orientimin seksual.

Fillova të vesh taka rreth 40 vite më parë, kur studioja për inxhinieri. Gjatë kësaj periudhe i kam veshur, nuk i kam veshur më. Kam 5 vite që vesh funde. Unë kam qenë në ambiente zyre për një kohë shumë të gjatë, vazhdimisht themi që burrat veshin kostume, blu, gri, kafe, duke e bërë këtë për shumë vite u mërzita. Kur unë vesh taka kam ngjyra të ndryshme dhe vendosa t’i vesh ato me kostumet e mia në fillim. Më pas bëja shaka me kolegët e mi, që një ditë do të mbaj fund dhe një ditë e bëra këtë gjë, ndërsa tani e bëj çdo ditë. Po kam pasur shikime të çuditshme, por janë njësoj sikur shikon një burrë me flokë të gjelbër.

Kur unë shikoj një person që ka flokë me ngjyrë të gjelbër, shumica prej njerëzve e shikojnë atë dhe thonë që kjo është e çuditshme dhe shikojnë punët e tyre. Ajo (gruaja) në fillim u shokua, se sa mirë unë dukesha. Më tha i kam parë këmbët e tua por nuk e dija që dukeshin kaq mirë me taka.

Mbështetja e parë më bën të vazhdoj, pasi mora ato 15 minutat e famës time. Ajo nuk e pëlqen këtë famë që kam marrë. Kur e hapa në fillim Instagramin doja të dokumentoja se çfarë vishja. Kur fillova mund të kisha 20-30 këpucë, por edhe me këto ke kombinime të ndryshme, nëse vesh një këmishë në ngjyrë tjetër. Instagramin e hapa për të dokumentuar atë që kisha veshur. Unë dua të shoh opsionet, që të mos vishem në të njëjtën mënyrë çdo ditë. Unë jam aq burrë sa mund të jetë gjithkush”, tregoi inxhinieri.