Mami im tradh’ëton babin dhe tani më kërkon mua që të bëhem mike me të dashurin e saj. Si tja bëj?

Pershendetje. Jam nje femer 24 vjec. Ju lutem mos ma postoni emrin. Kam nje hall te madh. Mami im (50 vjece) ka disa kohe qe tradh’eton babin me nje burre tjeter.

Keto dite po me kerkon te behem mike me te dashurin e saj qe ajo gjasme e ka shok. Me thote qe te dalim bashke te tre, se ai eshte tip i lezetshem etj. Sigurisht qe une nuk dua ti shoh as surratin atij. I jam shmangur sa me shume qe te jete e mundur atyre te dyve.

Nuk mund ti them mamit qe sdua ta takoj fare sepse ajo pastaj do dyshoje qe une e di qe jane te dashur. Sic ju thashe ne fillim, ajo gjoja e ka vetem shok.

Dua nje mendim nga ju. A ti them babit qe ajo e tradh’eton? Perse e ben mami im kete? Perse do qe te me prezantoje se sben me te dash’urin e saj? Nuk e kuptoj fare!

ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali.