Mami dyshon që fëmija im nuk është i imi. I bëri një test ADN-je pa dijeninë time dhe doli që.

Kam 8 vite i martuar me gruan time. Kemi 2 femije bashke. Nje vajze 5 vjec dhe nje djale dy vjec. E kam ditur qe kur gruaja ime ishte shtatzene, se ka nje mundesi te vogel qe vajza mos ishte femija im biologjik.

Nuk me intereson fare kjo gje. Ajo eshte vajza ime, eshte femija im dhe gruaja ime eshte e ndershme dhe nuk me ka tradhetuar ndonjehere. Megjithate une nuk dua te di eshte apo jo vajza ime femija biologjik apo jo. Kurre nuk me ka interesuar kjo gje.

Vajza ime nga ana fizike ngjan me te emen e saj. Te njejtet floke, te njejten strukture kockash. Gjithashtu une shoh edhe disa pjese fizike pak si hije qe me ngjan mua sidomos manierat qe ka. Syte vajza i ka bojekafe, une i kam jeshile dhe gruaja blu. Djali im me ngjan komplet mua. Eshte kopje e imja.

Foto Ilustruese

Mamaja ime e ka permendur shpesh kete punen e ngjashmerise. Kjo ka shkaktuar sherre me gruan time. Jane te dyja tipe te ndryshme femrash dhe nuk i haet muhabeti.

Disa muaj me pare, motra e gruas time e cila eshte martuar me shokun tim pesoi aksident me makine. Une dhe gruaja ime, ja lame kalamajte mamit dhe babit tim dhe shkuam ne spital per rreth 5 ore.

Javen e kaluar mami im erdhi dhe me tha se kishte dicka shume te rendesishme per te me treguar. Kur qendroi ate dite me femijet, i kishte bere goces nje nga keto testet e shpejta te adn qe blihen ne farmaci dhe e kishte krahasuar me testin e vet. Kishte zbuluar qe goca nuk eshte e imja dhe me tha qe te ndahem nga gruaja ime dhe te filloj procedurat e divorcit sa me shpejt.

Ju pergjigja qe sme plas fare se cfare thote ajo dhe te mbaje gojen dhe mos flasi per gocen time dhe gruan time. Mami filloi te shaje gruan time me disa fjale qe smi nxe goja. I thashe te qerohej nga shtepia ime.

Deri tani ka kaluar nje jave. Numrin e telefonit ja kam bllokuar mamit edhe mesazhet. Mami i kishte thene atyre te fisit qe per gocen time si plas por ama cunin tim dmth nipin e saj e ka si princ dhe e do shume. Pra mamaja ime kerkon qe te jete gjyshe vetem per djalin tim jo per vajzen.

3 motrat e mia dhe 2 vellezerit bashke me babin jane nevrikosur me mua dhe me thojne qe duhet tja di per nder mamit qe beri zbulimin e madh. Une nuk ja fal dot mamit qe i beri testin goces pa e ditur une.

Mos ndoshta po reagoj me keq sec duhet? Mos duhet ta fal mamin tim sepse seriozisht po mendoj mos ti flas me gjithe jetes.

ShtypKëtu.com © 2020. Ndalohet kopjimi këtij materiali.