Ky eshte lokali i vetem ne Shqiperi qe ka banjo ne vend te karrigeve. Pronari: “I kam ushqimet e skaduara”

Ne Yzberisht gjendet lokali me i vecante ne Shqiperi i cili quhet “WC” me pronar Mazllem Mazllemin

Mazllem Mazllemi

Lokali bie ne sy jo per gatimet e mira por per gjetjen e vecante. Ne vend te karrigeve jane vendosur banjo “alla franga”

Pronari i lokalit Mazllem Mazllemi tregon se si i lindi kjo ide e vecante:

Sic e shihni edhe vete, cdo tavoline ka nga nje banjo per koke ne vend te karrigeve. Ideja me lindi nga helmimet e shpeshta qe po i ndodhnin klienteve te mi qe vinin ne lokal per te henger nje dreke. C’eshte e verteta ushqimet nuk i kam shume te fresketa dhe kjo filloi te jepte pasoja tek klientela, kryesisht nje diarre e forte. Per tu treguar sa me korrekt me klientet e mi te cilet ngelen duke shkuar ne banjo, vendosa qe te heq te gjitha karriget dhe ti zevendesoj me banjo “alla franga”

Mazllem Mazllemi

Pronari Mazllem shprehet se klientela eshte teper e kenaqur sepse i kryen te dyja funksionet pa u ngritur ne tavolina.

“Nuk besoj se ka lokal ne bote qe ta ofroje kete sherbim fantastik” u shpreh Mazllemi.

Investimi ishte teper i madh sepse banjot jane zgjedhur te cilesise me te larte te mundshme. Bllokohen shume rralle por edhe ne rastet kur bllokohen, cdo klienti i ofrohet nje pompe per zgjidhjen sa me te shpejte te situates se sikletshme.

Ushqimet e lokalit “WC” jane kryesisht mish i skaduar Brazilian dhe Kinez. Mendohet se rreth 300 qener dhe lakuriqe nate, importohen nga Kina per te ushqyer barkun e pangopur te Shqiptareve.

Cmimet jane fantastike dhe garantohet nje diarre e sigurte mbas cdo dreke

Satire/Humor. Ndalohet kopjimi dhe shperndarja e ketij lajmi nese nuk linkoni faqen Shtypketu.com