Kujtim Prodani me maskë oksigjeni në spital: “O flamë e keqe sa miq e të afërm na more”

Kantautori i njohur Kujtim Prodani është infektuar së fundmi me korona

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ai e ka bërë të ditur këtë lajm për ndjekësit e miqtë e tij.

Prodani ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku shfaqet me një maskë oksigjeni.

Prodani e quan flamë të keqe virusin, ndërsa shton se i ka marrë shumë miq.

Në qershor të vitit që lamë pas, kantautori humbi nënën dhe preku zemrat e të gjithëve me rrëfimin e tij.

Prodani rëfeu se kur kujton të atin mendimet e tij shkojnë menjëherë në fëmijërinë e tij. Ai tregoi se ka kaluar një fëmijëri të vështirë, gjithnjë i përkushtuar pas pianos, muzikës dhe kërkesave të larta të të atit, i cili kurrë nuk ia tha një fjalë të mirë:

“Dua apo s’dua unë, kaloj automatikisht në fëmijërinë time, të cilën e kam kaluar në piano. I vetmi që nuk më tha kurrë një fjalë të mirë, siç ndodhte me mësuesit e pianos, nënën time. Do të kasha dashur qoftë edhe një buzëqeshje. Nuk ma dha kurrë këtë kënaqësi. Nuk u kënaq kurrë, ka kërkuar shumë nga unë”, u shpreh Prodani.

Kujtimi tregoi edhe momentin kur e gjeti të pajetë të atin në shtëpinë e tij. Ai tha se kishte vetëm 15 minuta që kishte folur me të atin në telefon. Nëna Anita nuk ishte në shtëpi, dhe Agimi i kishte kërkuar të blinte bukë. Kur Kujtimi mbërriti, askush nuk ia hapte derën:

“I rashë ziles, kishim një zile që tundej gjithë pallati. Mendova se babai ishte në ballkon. Kjo tentativë zgjati 3 çerek ore. Më pas shpërhtyem derën, pamja ishte e tmerrshme. Unë e humba, lajmëruam urgjencën por pa asnjë shans jetese”, kujtoi Kujtimi me emocion.