Kryemadhi: “Luli joshet nga Rama. Dje e kam nisur ditën në telefon me Bashën. Lsi do marrë 44 mandate”

Ditën e sotme, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Monika Kryemadhi, e cila foli rreth çështjes së protestës, thirrjes së Stresit për Presidentin Meta, për emërimin e Bledi Çuçit dhe telefonatën me Lulzim Bashën.

Ajo tha se ditën e djeshme e kishte nisur ditën duke bërë një telefonatë me Bashën, ku po flisnim për të filluar hapat e një koalicioni.

“Ka dy vite që bën degrecion ku Rama kërkoi të identifikojë Bashën me Berishën, Monikën me Metën dhe sot e kësaj dite unë do kisha dëshirë që mos të ngelemi peng nga leksiku i Ramës, ku Basha joshet nga njerëzit si Rama ku i kalkulon gjërat. 

Dje në mëngjes kam nisur ditën duke bërë një telefonatë me Bashën, ku po flisnim për të filluar hapat e një koalicioni. Është një koalicion që ka mundësira të shumta.

Para 2 ditësh ka ndryshuar numrat e deputetëve, tani do bëjmë llogaritje të tjera. Mua më nxjerrin të barabartë me partinë socialiste, ku me partinë demokratikë më dalin edhe 100 mandate, por asnjë nuk e llogarit fluksin që do të kthehen nga Greqia etj, ku në 2017 LSI merr 1% dhe ajo mori 14%, kështu me sondazhin unë i bie që të marr 44 deputetë”, tha Monika Kryemadhi.